Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gratë ukrainase nisin stërvitjen, gati për luftë!

21:42 / January 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grate1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ukraina ndodhet e mobilizuar përballë një agresioni rus. Jo vetëm burra, të rinj e vullnetarë. Edhe gratë janë gati për luftë.

Madje mjaft prej tyre kanë nisur stërvitjen.

Ato po trajnohen për përdorimin e armëve që të jenë të zonja të vetëmbrohen në rast të pushtimit rus. Fundjavën me stërvitje e kaloi edhe Svetlina Putlina e cila drejton një organizatë fetare për gratë myslimane në Kharkiv.

50-vjeçarja ka në plan të qëndrojë në qytet me anëtarët e moshuar të familjes për të luftuar kundër pushtimit.

“Fëmijët do të dërgohen në një vend që ne mendojmë se është të paktën relativisht i qetë, ndërsa personat e familjes sonë do të qëndrojnë në qytet për të mbrojtur vendin” deklaroi Svetlina Putlina, kryetare e organizatës së grave myslimane në Krahkiv.

Edhe Viktoria Balesina, 55 vjeç, merr pjesë në këto seanca stërvitore. Gjuha e saj amtare është rusishtja, por që nga fillimi i tensioneve ruse me Ukrainën, ajo përpiqet të flasë ukrainisht.

Kharkiv është qyteti i dytë më i populluar i Ukrainës, vetëm 40 kilometra nga kufiri me Rusinë. Disa kanë frikë se nëse Rusia sulmon, Kharkiv mund të jetë një nga objektivat e parë. Një grup tjetër grash që tashmë kanë kaluar trajnime ushtarake po i bashkohet vullnetareve që bëjnë rrjeta ushtarake për t’i dërguar në vijën e parë të frontit.

grate Lufte ukrainase
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.