Modelja Françeska Jaçe, e ftuar në rubrikën ‘Trotuar’ në Top Channel ka dhënë arsyetimin e saj se pse burrat i tradhtojnë gratë. Ajo është shprehur se gratë, duke gatuar gjithë ditën, vijnë erë, kështu burrat i tradhtojnë.
“Gratë e lënë veten pas dore. Rrinë gjithë ditën, gatuajnë, vijnë erë…, sepse burri të tradhton, sepse i mungon diçka. Po heqim rastin, që ai është feminist nga natyra, por në këtë rast e ke pranuar vetë, sepse e ke ditur gjithmonë këtë. Femra duhet të jetë gjithë kohës e bukur, ta lodhë burrin. Burri duhet të dalë i lodhur nga shtëpia dhe duhet të vijë i çlodhur”, tha Françeska