Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Gregory Ducot-Rrumbullakut: Ju përgëzoj për rezultatet e aksioneve dhe për partneritetin me ICITAP-in

09:19 / October 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 10 19 091837
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në vazhdën e takimeve shumë të rëndësishme të zhvilluara gjatë ditëve të Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë, ka zhvilluar një tjetër takim të rëndësishëm me drejtorin e ICITAP-it, Gregory Ducot. Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe agjencive amerikane të zbatimit të ligjit, bashkëpunim ky i ndërtuar dhe i forcuar mbi baza të shëndosha të besimit reciprok.

Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e ka njohur drejtorin e ICITAP-it, Gregory Ducot, me reformat në Policinë e Shtetit, që kishin për qëllim përmirësimin e organizimit strukturor, menaxhimit optimal të burimeve njerëzore dhe përshtatjes së këtyre strukturave me institucionet e reja të drejtësisë dhe ndjekjes penale.

Rrumbullaku e informoi Dukot, për prioritetet strategjike të Policisë së Shtetit, të cilat erdhën si rezultat i një analize të thelluar dhe një vlerësimi të detajuar të kërcënimeve kriminale, si dhe për operacionet e suksesshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un dhe me Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm në të gjithë Shqipërinë, të cilët u finalizuan me goditjen e grupeve të strukturuara kriminale të trafikimit dhe shpërndarjes së narkotikëve dhe rrjedhimisht me arrestimin e një numri të madh autorësh dhe sekuestrimin e sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike, armëve dhe prova të tjera materiale.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e siguroi Ducot se rezultatet e kohëve të fundit janë kontribut edhe i asistencës së ofruar nga agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit, të cilat kanë mbështetur në vijimësi strukturat e Policisë së Shtetit, për forcimin e kapaciteteve profesionale dhe logjistike.

Nga ana e tij, Dukot u shpreh se ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e operacioneve në Shqipëri, për të cilat është informuar nga zyra e ICITAP-it në Tiranë, si dhe përgëzoi Drejtorin e Përgjithshëm, për rezultatet dhe veçanërisht për bashkëpunimin efektiv ndërmjet Policisë së Shtetit dhe organeve të Prokurorisë. Ai vlerësoi se partneriteti ndërmjet ICITAP-it dhe Policisë shqiptare është nga më të hershmit në rajon dhe siguroi se mbështetja për Policinë e Shtetit, do të vijojë pa kursim, qoftë në forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve profesionale dhe atyre logjistike.

Muhamet Rrumbullaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.