Grei Bihuci, 19-vjeçari i cili mbeti i vdekur dje pas një sherri me thika në qendër të qytetit, so do të përcillet për në banesën e fundit. Bihuci humbi jetën në spital për shkak të plagëve të shumta. Ai u godit me thikë nga 18-vjeçari Florjan Muka, i cili u arrestua nga policia.
19-vjeçari ishte nxënës i shkollës së mesme profesionale “Petro Sota” dhe studionte për informatikë. Ndërsa pasditeve, punonte kamerier në një bar-pasticeri në Bulevardin “Jakov Xoxa”, pranë vendit ku ndodhi krimi.
Lexo edhe :
Related Posts
Konflikti mes të rinjve thuhet në media se ka nisur për shkak të opsionit “like” ndaj një vajze në rrjetet sociale, të cilët e njihnin të dy djemtë e rinj.