Gjatë vizitës së sotme të Sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo në Greqi, në Athinë e Selanik janë zhvilluar sot protesta të cilat kanë kaluar me incidente dhe përplasje me Policinë. Me parullën “Pompeo është i padëshirueshëm”, anarkistët fillimisht u mblodhën në Parkun Eleftherias për të protestuar dhe më pas marshuan para Ambasadës së SHBA. Mediat greke shkruajnë se pas orës 19:00, janë regjistruar disa incidente midis protestuesve dhe policisë, me këta të fundit që u janë përgjigjur duke hedhur gaz lotsjellës.
Në shumë qytete të Greqisë kryesisht në Athinë dhe Selanik, qytetarët kanë ngritur në protesta nga të cilat janë regjistruar dhe incidente, pasi protestuesit janë përplasur me forcat e policisë, duke mbajtur pankarta ku shkruhej “Pompeo është i padëshirueshëm”.
Duke bërë thirrje kundër vizitës së Pompeo, protestuesit marshuan deri tek ambasada e SHBA në Athinë.
Në Selanik një grup qytetarësh dogjën flamurin amerikan jashtë konsullatës së SHBA, në rrugën Tsimiski. Më herët, protestuesit pikturuan dhe shpalosën flamurin amerikan në rrugë, shkruajtën parulla anti-NATO dhe anti-SHBA. dhe shkelën mbi të.
Ndërkohë në Selanik një grup qytetarësh dogjën flamurin amerikan jashtë konsullatës së SHBA, në rrugën Tsimiski.