Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Greqi/ Pano Ruçi 17 ditë grevë urie përpara parlamentit në Athinë

21:15 / October 1, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
p ruciii avokatja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pano Ruçi vijon grevën e urisë prej 17 ditësh përpara Parlamentit grek në Athinë, duke kërkuar zhvarrimin e djalit të tij Denis Ruçi 22 vjeç. Megjithëse prokurorja e Larisës e ka pranuar këtë kërkesë pak ditë më parë, Pano Ruçi ka thënë se do ta vazhdojë grevën sepse kërkon jo vetëm identifikimin e trupit, por edhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes së djalit të tij.

Sot avokatja e Pano Ruçit kërkoi shtyrjen e datës për zhvarrimin e trupit, që ishte përcaktuar të zhvillohej javën e ardhshme, me qëllim caktimin e një këshilltari teknik. Kërkesa është pranuar nga prokuroria e Larisës.

Ndërkohë, përpara Parlamentit, aty ku prej 17 ditësh Pano Ruçi zhvillon grevë urie, po qëndron edhe një ambulancë e ndihmës së shpejtë, që monitoron herë pas here gjendjen shëndetësore të shqiptarit.

Megjithatë, deri më sot Pano Ruçi nuk ka pranuar t’i nënshtrohet testeve të tilla.

Djali i Pano Ruçit, Denis Ruçit, është një nga 57 viktimat që humbën jetën në aksidentin tragjik hekurudhor në Tempi.

17 dite Athine Greqi greve urie pano ruci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.