Një çift bullgar, të cilët po udhëtonin me mjetin e tyre, ndaluan dhe u ulën për të ngrënë ushqim në një restorant në qytetit verior grek të Serres, ndërsa fëmijët, 2 dhe 8 vjeç i lanë të mbyllur brenda në automjet.
Kalimtarët, të cilët u shqetësuan nga pamja e fëmijëve, tentuan t’i zgjonin duke trokitur në xhama, por ata nuk reaguan, pasi kishin humbur vetëdijen prej mungesës së ajrit dhe qëndrimit në një hapësirë të vogël nën temperatura të larta.
Të alarmuar, ata njoftuan policinë, e cila bëri të mundur thyerjen e xhamit nga dera e pasagjerit, duke i nxjerrë fëmijët pa ndjenja.
Fillimisht, atyre iu shërbye ujë dhe iu dha ndihma e parë, ndërsa kur erdhën prindërit, të cilët nuk kishin pamje nga dyqani ku po hanin në drejtim të vendit ku kishin parkuar makinën, thanë se për shkak se fëmijët i kishte zënë gjumi, ata shkuan të hanin shpejt dhe do të ktheheshin për të vazhduar udhëtimin.