Ka përfunduar ditën e djeshme nata e parë e festivalit të Eurovision në Tel Aviv. Siç e ka traditë ky festival, ai çeli siparin me kënën fituese të edicionit të kaluar, “Toy”, të kënduar nga Netta.
Natën e parë pati 17 performanca të ndryshme ndërsa në finale u kualifikuan dhjetë shtete: Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Ceke, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia. Ndërsa Italia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Izraeli janë automatikisht në finale.
Spektakli u prezantua nga Erez Tal, Assi Azar, Lucy Ayoub dhe supermodelja e njohur Bar Refaeli.
Ndërkohë Shqipëria përfaqësohet me Jonida Maliqin në këtë spektakël, me këngën “Ktheju Tokës”. Ajo do të këndojë më 16 maj, dhe është e 14-ta në listë, që korrespondon dhe me kodin e votimit për këngën shqiptare.