Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Greqia drejt legalizimit të martesave me të njëjtën gjini

13:57 / December 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 12 23 135636
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me gjithë se ka një kundërshtim të fortë nga Kisha Ortodokse greke, qeveria e kryeministrit Mitsotakis ka njoftuar se do të zbatojë premtimin e saj për legalizimin e martesës së personave të të njëjtës gjini.

Zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis, ka deklaruar se legjislacioni do të sillet në parlament brenda mandatit aktual deri në vitin 2027, megjithëse mediat përcaktojnë si periudhë më të mundshme, kohën pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian në qershor të vitit që vjen.

Njoftimi i qeverisë vjen pas një deklarate prej 1500 fjalësh nga Sinodi i Shenjtë, ku shprehet kundërshtimi i fuqishëm ndaj legalizimit të këtyre martesave: Argumenti kryesor i paraqitur nga Kisha sillet rreth shqetësimeve për fëmijët që rriten në familjet e çifteve homoseksuale, për të cilat Kisha pretendon se i shohin fëmijët si “aksesorë” apo si “kafshë shtëpiake shoqëruese” .

Pavlos Marinakis, zëdhënës i qeverisë greke: “Ne gjithmonë dëgjojmë me respekt mendimet e Kishës dhe të Sinodit të Shenjtë, por në të njëjtën kohë ne po zbatojmë politikën tonë dhe do të dëgjojmë pikëpamjet e shoqërisë, shoqërisë civile, qytetarëve, institucioneve dhe partive në tërësi; Ajo që do të them, pa u marrë si përgjigje, është se duhet të mendojmë gjithmonë për fëmijët, disa prej të cilëve rriten në rrethana shumë të vështira, rriten në institucione.”

Kisha greke thekson gjithashtu se nëse të drejtat e martesës zgjerohen, do të ketë një detyrim ligjor të mëvonshëm për t’u dhënë të drejtat prindërore çifteve homoseksuale në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare që Greqia ka ratifikuar. Ndaj pohon me vendosmëri se fëmijët kanë të drejtën për t’u rritur si nga një baba mashkull ashtu edhe nga një nënë femër.

gay legalizim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.