Greqia është e përfshirë shumë në rastin e Fredi Belerit. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias përsëriti thirrjen drejtuar autoriteteve shqiptare që të lenë të lirë kandidatit fitues të zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës.
Diplomati greku u shpreh se nuk e kupton se përse Beleri ndodhet ende në paraburgim, teksa kërcënoi se kjo situatë mund të ndikojë seriozisht në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.
“Nuk po ushtojmë presion dhe as po bërtasim, duam miqësi, por jo me çdo çmim”, theksoi Dendias.