Nuk ka qetësi në Greqi, tjetër tërmet trondit vendin
Një tjetër tërmet i fortë ka goditur Greqinë mesditën e sotme.
Epiqendra raportohet pranë qytetit të Larisa, ku ra një tërmet i fort 6.3 pak ditë më parë.
Sipas vlerësimeve paraprake të ESMC tërmeti i sotëm raportohet të ketë qenë me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter.
Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Platanoulia, Larissa, me një thellësi prej 2 km, çka ka bërë që lëkundjet të ndjehet të forta.
Lëkundjet kanë shkaktuar frikë dhe panik tek qytetarët, ndërsa nuk raportohen dëme materiale.