Këngëtarja e njohur shqiptare, Gresa Behluli, ka reaguar për herë të parë pas aksidentit të djeshëm të babait të saj, Hajrush Behluli, i cili u godit nga një veturë në qytetin e Prizrenit të premten.
Përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ajo ka shprehur falënderimin dhe emocionin e saj për mbështetjen dhe interesimin e shumtë nga miqtë dhe fansat.
“Përshëndetje për ju miq e dashamirë të shumtë që na keni thirrur, u interesuat, jeni lutur për gjendjen e babit dhe të gjithë ju që na keni vizituar, ju faleminderit nga zemra”, shkroi këngëtarja në postimin e saj.
Gresa ka theksuar se babai i saj është në rrugën e shërimit dhe ka përdorur rastin për të falënderuar stafin mjekësor të spitalit regjional të Prizrenit për angazhimin e tyre.
“Falënderojmë të gjithë stafin mjekësor të spitalit regjional të Prizrenit, mjekët, motrat, që nga porta e deri specialistët që u angazhuan për tejkalimin e kësaj gjendje”, ka shkruar Behluli.