Viteve të fundit palestra është bërë pjesë e pandashme e shumë njerëzve anembanë botës, përjashtim nuk bëjnë as personazhet publik të vendit. Aktorja e njohur Gresa Pallaska e cila ka nisur ditën me palestër ka postuar në profilin e saj një Instagram një storie më ndryshe.
Në videon disa sekondëshe ku Gresa shihet me trajneren e saj të fitnesit ka përdorur disa shprehje interesante me fytyrën e saj. Ajo që deshi të thoshte Gresa ishte si ushtrojnë femrat e Kosovës dhe te Shqiperise në palestër duke fryrë buzët dhe duke u shtirur.
Me këtë duket se Gresa ka ironizuar me femrat që shkojnë në palestër dhe ndajnë me ndjekësit cdo lëvizje që bëjnë.