Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili e akuzoi më herët se qëndronte pas organizimit të protestës së punonjësve të AlbControl. Në një status në profilin e tij në Facebook, Berisha shkruan se Rama, të cilin e quan ‘kreun e Meduzës’, kërkon që bashkë me ministren Belinda Balluku të fshehë vjedhjet me avazin ‘fajin e ka Saliu’.
Berisha shton se duhet të ndalë censura dhe terrori psikologjik ndaj punonjësve në grevë dhe se duhet nisur inspektimi i ndërmarrjes për të gjetur shkaqet që çuan punonjësit drejt grevës.
Statusi i plotë:
Kreu i meduzes dhe ndrikull Gryksia ne vend te negociatave me punonjesit greviste te Albkontrollit, te cilin e kane shkaterruar me vjedhje ne tendera dhe prokurime, vazhdojne avazin “Fajin e ka Saliu”! Stop censures dhe terrorit psikologjik ndaj punonjesve ne greve. Hedh poshte me neveri akuzat banale te Kreut te Meduzes dhe Ndrikull Grykesi Ballukut, me te cilat kerkonje te mbulojne vjedhjet dhe shperdorimet e medha me financat e Albkontrollit. I bej thirrje Agjensise Europiane te Aviacionit Civil ne te cilen Albkontroll eshte i anetaresuar, te nise me perparesi inspektimin e kesaj ndermarrje per te gjetur shkaqet qe detyruan punonjesit e saj te shpallin greve.
Aeroporti i Rinasit ka pezulluar sot të gjitha fluturimet. Shkak është bërë mosplotësimi i kërkesave të kontrollorëve. Ministrja Belinda Balluku ka hequr të gjitha përgjegjësitë nga shteti, ndërsa ka ngritur alarmin për “puç shteti”. Presidenti Ilir Meta ka kërkuar zgjidhje nga qeveria, ndërsa kryeministri Edi Rama i ka kërcënuar punonjësit e ‘Albcontrol’ me burg.