Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Grip apo Covid, si t’i dallojmë? Mjekja Dedja: Simptomat janë të ngjashme, tamponi përcaktues

00:00 / October 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
covid
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Katër persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa 171 kanë rezultuar me Covid në 24 orët e fundit.

Me afrimin e dimrit, situatës i shtohen dhe shqetësimet nga gripi sezonal. Temperaturë, kollë dhe lodhje, janë disa nga simptomat e përbashkëta.

Por si mund t`i dallojmë gripin e zakonshëm nga SARS-CoV-2?

“Vështirësia është aq e madhe sa nuk ka mjek dhe profesionist në botë që të thotë ky është klinikisht vetëm grip dhe kjo tjetra është vetëm Covid. Ngjajnë aq shumë me njëri-tjetrin sa nuk ka ku të shkojë. Për të gjitha rastet që kanë temperaturë, dhimbje koke, djersitje, kanë ulje të nuhatjes dhe shijes nga dita e parë deri në fund të javës, ta bëjnë tamponin.”

Vaksina ndaj Covid nuk është ende gati, por ajo e gripit ka disa javë që gjendet në spitale.

Ndaj mjekja, Sabahet Dedja, apelon për kryerjen e saj në mënyrë që të mos ndeshim mbivendosje virusesh.

“Nuk është vaksinë që mbron nga Covidi, por duke u mbrojtur nga njëri virus i japim mundësi që këto dy viruse të mos bashkohen dhe të mbivendosen, sepse pastaj sëmundja shfaqet shumë më e rëndë.”

Teksa shumë prej qytetarëve u janë drejtuar farmacive për të blerë vitamina për forcimin e sistemit imunitar, mjekja Dedja jep disa këshilla që mund të ndiqen në kushte shtëpie.

“Të gatuajnë shëndetshëm në shtëpi, çajin, supën, gjellën dhe ajrosja e shtëpisë për çdo një orë të paktën 5-8 minuta.”

Përveç ushqyerjes së shëndetshme, nuk duhet haruar vendosja e maskës, kujdesi ndaj higjIenës personale dhe mbajtja e distancës fizike.

gripi e covidi mjekja dedja simptomat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.