Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Gripi, Covid -19 dhe virozat çojnë në kolaps spitalet në Itali

20:24 / January 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
itali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Urgjencat në spitalet italiane janë në kaos dhe në prag të kolapsit. Përhapja e gripit, rastet e Kovid 19 si dhe viruseve të tjera në qarkullim ka sjellë vështirësi në menaxhimin e situatës. Situata më e keqe është në Romë dhe rajonin e saj, ku më shumë se 1100 pacientë presin të pranohen të shtrohen, sipas Shoqatës Italiane të Mjekësisë Urgjente dhe Kujdesit Urgjent (Simeu).

“Ne po përpiqemi të garantojmë shërbimin, por jemi në një situatë jashtëzakonisht të vështirë,” shpjegoi presidenti i Simeu, Fabio de Laco.

Sipas Simeu, numri i pacientëve që presin në Piemonte ka arritur në rreth 500, ndërsa në rajonin e Lombardisë pranimet normale në spital janë pezulluar për të liruar disa shtretër për urgjencat.

Rritja e shtrimeve në spitale, e cila ka ushtruar presion mbi sistemin shëndetësor italian, vjen si pasojë e rritjes së sëmundjeve të frymëmarrjes, veçanërisht tek të moshuarit, raportojnë mediat e huaja. “Covid është ulur pak në javën e fundit, gripi po përhapet, por viruse të tjera kanë shkaktuar gjithashtu ‘mbipopullim’ në spitale dhe një presion shumë të fortë ndaj shërbimeve të urgjencës”, shpjegoi De Laco, sipas mediave lokale.

Në fakt, në javën para Krishtlindjeve, nga data 18 deri më 24 dhjetor, kurba e epidemisë së gripit tregoi një vlerë incidence që nuk ishte arritur kurrë në sezonet e mëparshme, sipas buletinit të fundit epidemiologjik të Institutit të Lartë të Shëndetësisë. Dhe situata është larg stabilizimit, sipas vetë agjencisë italiane. Situata ka sjellë edhe lodhjen e mjekëve të cilët nuk kanë pushuar as për festa.

Gripi Itali spitalet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.