Hyseni, Hygerta, Amarildo dhe gruaja e Pëllumb Metës, Blerina Meta dinë të përdorin armë zjarri. Ky fakt është bërë i ditur falë një eksperimenti hetimor që është kryer nga prokuroria në një poligon në Durrës.
Për krimin makabër, vrasjen e më pas groposjen e 49-vjeçarit, janë arrestuar dy djemtë Hyseni dhe Amarildo, si dhe vajza, Hygerta Meta. Fillimisht ishte studentja e cila pranoi se kishte vrarë babain, pasi ai do të fejonte pa dëshirën e saj, më pas hetuesit dolën në konkluzionin se autor i vrasjes është djali Hyseni. Në gjykatë Hygerta këmbënguli se e kreu krimin e vetme, çka i çoi hetimet në pikën zero.
Ndaj edhe Prokuroria ka rikthyer në shtëpinë ku ka ndodhur krimi, Hygerta Metën, pasi ajo pretendon se është ajo autorja e vrasjes të së atit, Pëllumb Meta. Dërgimi i vajzës në shtëpinë ku ndodhi krimi makabër, erdhi si pasojë e dy eksperimenteve që prokuroria do të kryente në tentativë për të zbuluar se kush është autori i vërtetë i ngjarjes dhe cili është roli i secilit bashkëpunëtor.