Bashkëshortja e kryeministrit kanadez Justin Trudeau u konfirmua pozitive me koronavirus.
Më herët kryeministri tha se dyshohet se bashkëshortja e tij Sophie mund të ketë marrë virusin dhe për këtë e gjithë familja është vendosur në izolim për 14 ditë.
Vetë Trudeau nuk ka shfaqur shenja të virusit ndërkohë që gjithçka pritet të shihet në vijim.