Wayne Peckham akuzohet për vrasjen e të dashurit të ish-bashkëshortes së tij, Matthew Rodwell, pasi e gjeti të fshehur në dollap. 49-vjeçari e kreu krimin në bashkëpunim me djalin e tij 23 vjeç.
Në gjykatën britanike u tha se zonja Peckham i kishte hapur derën djalit të saj, Riley, i cili kishte parë këpucët e Rodwell dhe me pas e kishte gjetur atë të fshehur në dollap.
Në këtë moment Wayne Peckham hyri në shtëpi, megjithëse zonja Peckham tentonte ta ndalonte.
Më tej prokurorja Karmy-Jones tha se pasi kishte zbuluar vendin e fshehjes së Rodwell, Riley ishte dëgjuar të thoshte: “Tani do të vdesësh, do të vdesësh!”
Autopsia tha se Rodwell kishte vdekur si rezultat i mbytjes.
Peckham kishte nisur të jetonte me Rodwell, pasi i kishte dhënë fund lidhjes së trazuar me bashkëshortin, baba i tre fëmijëve të saj, për të cilin thotë se ishte “tepër kontrollues”.
Nga ana tjetër, Wayne Peckham e Riley Peckham mohojnë akuzat e vrasjet dhe sulmit fizik.