Një grua 47 vjeçe nga Shqipëria është arrestuar në Itali nga karabinierët e stacionit Ponte San Giovanni, pasi akuzohet për grabitje.
Ajo hyri në një nga dyqanet e një qendre tregtare me një karrocë që kishte çanta të një marke të njohur veshjesh, e pajisur gjithashtu edhe me një pllakë magnetike që përdoret për të hequr pajisjen kundër vjedhjes së dyqaneve. 47-vjeçarja arriti të fuste në çantat e markave të njohura 4 palë këpucë dhe disa veshje, duke besuar se do të kalonte pa u vënë re.
Por sjellja e saj bëri që një nga një oficerët e sigurisë të dyshonte tek ajo. Ky i fundit e ndoqi deri në dalje të dyqanit. Gruaja, e cila kuptoi që e kishte të pamundur që të arratisej, e sulmoi, duke e rrëzuar përtokë. Rojet kanë ndërhyrë më pas menjëherë pas alarmit, duke e bllokuar dhe arrestuar.