Elvis Pupa dhe bashkëshortja e tij Belina kanë udhëtuar drejt Tajlandës për disa ditë pushimi me miqtë e tyre.
E vizita në një kopsht zoologjik nuk ka shkuar edhe aq mirë për bashkëshorten e aktorit të humorit. Dyshja ka vizutar të ashtuquajturin “Mbretëria e tigrit” dhe në një video të publikuar nga Pupa në Instagram shihet momenti kur partnerja e tij përkëdhel një tigër por që i ndodh e papritura.
Kafsha që shihet i relaksuar befas ‘godet’ me bisht fytyrën e Belinës dhe aktori që e shoqëron videon me përshkrimin me gallatë të mundshëm duke shkruar: “Hë mi…..? Se je mësuar me mu që s’vej dorë n’ty “, duke shkaktuar pafund të qeshura te ndjekësit e tij.