Nikola Gruevski, ish-kryeministri i Maqedonisë u paraqit sot në një gjykatë në Budapest, e cila do të vlerësojë nëse ai do të ekstradohet ose jo në Maqedoni.
Gruevski kërkohet nga Prokuroria Speciale e Maqedonisë për një sërë akuzash.
Ai u paraqit në gjykatë i lidhur me pranga në duar, të cilat i mbuloi me xhaketën sipër, ndërsa në kokë kishte vendosur një kapele.
Ajo që ra në sy ishin syzet e Gruevskit, i cili shquhet për blerjen e markave të shtrenjta.
Syzet që Gruevski kishte vendosur sot i përkasin markës luksoze “Maybach” versioni Diplomat I.
Çmimi i tyre fillon nga 2 100 dollar dhe rritet në varësi të kërkesave të klientit. Versioni fillestar që kushton 2 100 dollar përbëhet nga material titaniumi, brirë bualli si edhe dru i përpunuar.