Aktori Ermal Mamaqi ka realizuar një trajnim me një grup të madh ndjekësish në një sallë, duke thyer kështu çdo rregull dhe masë të marrë kundër Covid-19.
Në sallën e mbushur plot njerëz nuk shihet asnjë person të mbajë maskë apo distancën e duhur nga njëri-tjetri.
Për këtë shkelje zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tregoi se aktori është gjobitur nga Policia.
Por pak momente më parë ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili tha se e ka mik Ermalin, por theksoi se nuk mund t’ja bëjë këtë shqiptarëve. “Kam shumë respekt për Ermal Mamaqin,e kam mik. Por Ermal Mamaqi nuk mundet t’ja bëjë këtë shqiptarëve. Përmend Ermalin që e kam mik,dhe ai ka marë gjobë, por ai nuk mundet ta bëjë këtë. Është shkujdesje, është edhe harresë, por janë dhe të pafalshme këto”, deklaroi kreu i qeverisë.