Gazment Bardhi dhe deputetët e Rithemelimit, duket se nuk kanë hequr dorë as ditën e sotme nga bllokimi në Kuvend.
Në prani të ambasadorëve të pranishëm në sallë, para nisjes së fjalës së Begajt, deputetët e Rithemelimit dhe ‘grupi’ i Bardhit kanë bllokuar foltoren me pankarta dhe duke u rënë bilbilëve kanë kërkuar që punonjësit e Gardës të nxirren jashtë.