Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Grupi kriminal që falsifikonte dokumente, Gjykata e Posaçme jep vendimin për 32 të akuzuarit

18:38 / June 9, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spak
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e dhëna më parë për 32 personat e grupit kriminal që krijonte dokumente false për shqiptarët që donin të shkonin drejt vende të BE apo SHBA-së.

Bëhet me dije se masa ka ndryshuar vetëm për një prej tyre, Arnold Shakut, nga arrest me burg në arrest shtëpie, për shkak të gjendjes shëndetësore. Ndërkohë edhe për Besnik Lumajn ndryshoi masa nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.

“Bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal i hetuar nga Prokuroria e Tiranës në vitin 2020 dhe prokurori i çështjes konstatoi se bëhet fjalë për një organizatë ndërkombëtare e cila bashkëvepronte me anëtarët e saj për të realizuar kalimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë drejt vendeve të BE, Anglisë dhe SHBA.

Prokuroria shpalli moskompetencën dhe duke ia kaluar SPAK. Prokurorja e Posaçme Elida Karçkini ka infiltruar një agjent, i cili është paraqitur tek grupim kriminal si një shtetas i cili ishte interesuar të largohej nga Shqipëria.

Gjithashtu ekspozohet roli i të gjithë të dyshuarve dhe konkretisht bëhet fjalë se të dyshuarit, mes tyre të arrestuar dhe nën arrest shtëpiak, por edhe persona ende në kërkim kanë mundësuar kalimin e paligjshëm të 44 shtetasve shqiptarë të cilët janë pajisur me dokumente të falsifikuara dhe ata paraqiteshin si shtetas sllovenë, italianë dh rumunë.

Personat që drejtonin grupin janë Bashkim Sula i cili konsiderohet organizatori dhe personi që bashkëvepronte me Xhelal Krasniqin, i cili në Kosovë kishte ndërtuar një laborator ku prodhoheshin dokumente të falsifikuara.

Jo vetëm karta biometrike dhe pasaporta, por gjithashtu sipas fashikujve të hetimit edhe karta bankare. Në dosje tregohet se një filial i këtij laboratori ishte vendosur edhe në Tiranë dhe ky filial dyshohet se drejtohej nga Ylli Brahimaj që po ashtu prodhonte dokumente të falsifikuara. Agjenti i infiltruar ka ekspozuar në veprimtarinë e tij udhëtimin nga Shqipëria drejt Spanjës dhe më pas ka vazhduar udhëtimin ku ai paraqitej në mënyrë fiktive.

Janë ekspozuar gjithashtu 7 drejtues autobusi të cilët ishin të punësuar në dy agjenci, ku konkretisht edhe dy administratorët e dy agjencive janë të dyshuar.

Çdo qytetar që ka udhëtuar drejt Kanadasë, Amerikës, Anglisë ku përdorej si vend tranziti Irlanda e Veriut kanë paguar shumë që variojnë nga 12 mijë euro në 18 mijë euro.

Kjo shumë paguhej pasi personi mbërrinte në vendin që ishte i interesuar nga persona të tjerë të cilët gjendeshin në Shqipëri.

Në këtë grup është e dyshuar edhe një avokate e cila udhëzonte shtetasit shqiptarë si ata të aplikonin për vizë kanadeze, ajo është nën masën arrest shtëpiak.

Gjithashtu i përfshirë është edhe një polic i komisariatit nr. 5. Edhe pse kishte dijeni në fashikuj për veprimtarinë kriminale nuk ka referuar çështjen për veprimtari hetimore. Arsen Caka që është arrestuar në 14 prill 2024, ai dyshohet se transportonte municione dhe armë drejt BE”.

dokumenta falsifikim gjykata e posacme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.