“Icariusi” që guxoi të ngrinte kokë në Kremlin, në fund dogji krahët e tij. Pikërisht dy muaj pas marshimit të tij të dështuar në Moskë, Yevgeny Prigozhin vdiq teksa fluturonte, ndoshta duke shpresuar se Putin e kishte falur.
Ai kishte qenë një i dënuar në burgjet e Leningradit, një shitës hot-dog që përgatiste mustardën e tij, një “kuzhinier” që nuk gatuante, por nuk përçmonte t’u shërbente të fuqishmëve në tryezë.
Ende mbetet e paqartë situata pas rrëzimit të djeshëm në Rusi të një avioni privat Embraer me të cilën fluturonte Yevgeny Prigozhin, kreu i kompanisë ushtarake Wagner dhe nëntë persona të tjerë. Në një video ende të pakonfirmuar nëse janë ata, duket një grup luftatarësh të armatosur të cilët pretendojnë se janë të Wagnerit dhe do t’i përgjigjen Putinit. “Bëhuni gati, po vijmë”,-thonë ata në video.