Ngjarja ka ndodhur në mes të Tiranës, në mes të ditës dhe për më tepër në sytë e një police femër, që nuk ka reaguar ndaj situatës.
Sipas pamjeve të publikuara nga “Jeta osh Qef”, një burrë ka dhunuar një grua në mes të rrugës, pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Në pamje dallohet qartë një burrë që mundohet të qetësojë situatën, ndërsa policja femër nuk ka reaguar ndaj dhunës.
Ai e rreh brutalisht të renë, duke e kapur për flokësh e duke e gjuajtur me shkelma.