Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Grushti i shtetit i 1998-ës, avokati Beqiri kallëzon në SPAK Sali Berishën dhe 9 të tjerë: U planifikua në mënyrë perfekte, nuk ishte spontan pas vrasjes së Hajdarit

20:28 / October 21, 20255 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
beqiri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tjetër dosje në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha ka përfunduar në duart e SPAK. Kësaj radhe bëhet fjalë për grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998, të udhëhequr nga kryetari i opozitës së asaj kohe, Sali Berisha dhe zyrtarë të tjerë të Partisë demokratike, të cilët tashmë janë kallëzuar në SPAK nga avokati Idajet Beqiri. Dosja është depozituar më SPAK më datë 15 tetor për ish-kryeministrin Berisha, Genc Pollo, Ridvan Bode, Shaban Memia, Pal Dajçi, Ekrem Spahiu, Frrok Gjini, Dem Dollapi, Alfons Zeneli dhe Artur Bejzade. Në kallëzim, thuhet se ndaj tyre duhet të nisë procedimi penal për 4 vepra penale: “Kryengritja e armatosur”, “Vepra me qëllim terrorist”, “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

“Në 14 shtator 1998, Partia Demokratike dhe kryetari i saj, Sali Berisha, kryen një Kryengritje të armatosur dhe disa akte terroriste. Një akt kriminal për ata që e përgatitën dhe e realizuan, traumatizues për shoqërinë shqiptare, i dhimbshëm për të gjithë ne që e përjetuam, i turpshëm për institucionet e shtetit tonë që nuk ishin në gjendje ta parandalonin dhe, kur ndodhi, ta shtypnin me forcën e ligjit”, thuhet në kallëzim.

Në kallëzimin penal, jepen fakte dhe kronologji e ngjarjeve që nga trazirat e vitit 1997 deri në 14 shtatorin e 1998-ës, dy ditë pas vrasjes së ish-deputetit Azem Hajdari, kur edhe PD aso kohe pushtoi me grupe të armatosura për disa orë Kryeministrinë, RTSH, Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Kulturës, ndërsa një granatë u hodh në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Skënder Gjinushi. Por ndërsa rendit faktet që prej 1997-s deri tek grushti i shtetit, Beqiri i bën thirrje SPAK të hetojë, duke theksuar se grushti i shtetit nuk ishte një ngjarje spontante që u krijua vetëm 2 ditë pas vrasjes së Hajdarit, por ishte planifikuar në mënyrë perfektë nga Sali Berisha prej të paktën 1 viti me radhë.

Në kallëzim thuhet se “hetimet që u bënë për grushtin e shtetit zbuluan në Ministrinë e Rendit se gjatë zhvillimit të tij, të gjithë urdhrat që jepeshin nga Ministria e Rendit për njësitë e saj operative përfundonin në zyrat e Partisë Demokratike. Shumë kohë përpara fillimit të grushtit të shtetit, njerëzit e Partisë Demokratike në Ministrinë e Rendit e kishin lidhur qendrën operacionale të Ministrisë së Rendit me telefonat e selisë së Partisë Demokratike.”

“Organizatorët e grushtit të shtetit kishin planifikuar në mënyrë ”perfekte” gjithçka që i shërbente realizimit të tij me sukses. Të gjitha këto fakte tregojnë se grushti i shtetit i 14 shtatorit të vitit 1998 nuk ishte një ngjarje spontane, që e provokoi vrasja e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Ai po përgatitej me kohë. Në këtë kuptim, grushti i shtetit i 14 shtatorit të vitit 1998 ishte një ngjarje e paralajmëruar. Atë nuk e kuptuan ose nuk deshën ta kuptojnë vetëm Qeveria dhe institucionet e tjera të shtetit. Prandaj u treguan të paafta për ta frenuar paraprakisht dhe të papërgatitura për ta përballuar kur grushti i shtetit u zhvillua”, thuhet në kallëzim.

Në kallëzim thuhet se grushti i shtetitu përgatit me shumë kujdes e për një kohë të gjatë, në çdo detaj të tij, duke theksuar se autorët janë përpjekur që këtë ngjarje ta mbulojë terri. Idajet Beqiri shprehet në kallëzim se autorët e grushtit të shtetit nuk janë fantazma, por aktivë në politikë, duke iu referuar këtu kreut të PD, Sali Berisha, që sipas tij ende flet për marrjen e pushtet me revolucion.

“Heshtja dhe harresa për grushtin e shtetit të 14 shtatorit të vitit 1998, një nga ngjarjet më të errëta e më të dhimbshme të historisë moderne të shtetit shqiptar, është e frikshme. Autorët e tij nuk janë fantazma, por aktivë në politikën e sotme shqiptare. Ata vazhdojnë të flasin për marrjen e pushtetit me “revolucion”, që do të thotë jo në rrugë demokratike, nëpërmjet zgjedhjeve. Harresa është e mbarsur me përsëritjen e të njëjtave fajeve dhe riciklimin e të njëjtave ngjarjeve të hidhura. Aq më e rrezikshme kur ajo bëhet me ndërgjegje nga politika për interesat e vogla të ditës”, thuhet në kallëzim.

Plani për grushtin e shtetit të Berishës ka nisur që prej 29 qershorit 1997 kur Berisha humbi zgjedhjet dhe bën përpjekjen e parë për të rimarrë pushtetin në mënyrë ilegjitime. “Natën e 1 korrikut 1997 ai urdhëroi Gardën e Republikës dhe batalionin e gatshëm të policisë që të bllokonin të gjithë rrugët hyrëse në kryeqytet. Kjo tentativë dështoi, sepse, për fat të mirë, për urdhrin u njoftua kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Bashkim Fino, i cili e bllokoi ekzekutimin e tij”, thuhet në kallëzim.

Më pas në kallëzim përmendet se si Berisha ka përdorur Leka Zogun, pasardhësin e ish-mbretit, Ahmet Zogu, për të bërë grusht shteti, ku si dëshmi sillet edhe intervista e dhënë nga Skënder Zogu, djali i vëllait të mbretit Ahmet Zogu, i cili deklaronte se Leka Zogu “…ra në kurthin e Partisë Demokratike”, duke nënkuptuar me këtë Berishën. “Të njëjtën gjë pohojnë edhe studiuesit James Pettifer dhe Miranda Vickers në librin e tyre “Çështja shqiptare, riformësimi i Ballkanit”, vijon kallëzimi.

Avokati Idajet Beqiri përmend në kallëzim edhe kontetsimin që Partia demokratike e Sali Berishës bënte ndaj Fatos Nanos si kryeministër. Në kallëzim thuhet se PD përdori si argument vendimin famëkeq të Gjykatës së Tiranës të muajit prill 1994, në bazë të të cilit u burgos Nano (kur ishte lider i opozitës). “Sipas Partisë Demokratike, ky vendim ishte akoma në fuqi dhe Fatos Nanos nuk i kishte mbaruar periudha e burgimit”, thekson Beqiri në kallëzim.

beqiri Berisha grushti shtetit spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.