Trajneri i Turqisë, Senol Gunesh u shpreh për ‘Supersport’ pas ndeshjes se skuadra e tij e ka dominuar Shqipërinë dhe se fitorja ishte e merituar.
Ekipi që e kërkoi më shumë fitoren ishim ne. Ishte ndeshje e egër por ne pasi shënuam e patëm më të lehtë dhe menaxhuam duke e marrë lojën nën kontroll. Siç e thashë Shqipëria ka lojtarë të mirë, por në fushë nuk ishin të qetë. Shqipëria do të jetë kundërshtar i fortë për të tjerët në fushën e saj, por ne e dominuam ndeshjen”, u shpreh trajneri turk.
Ndërkohë për mediat ai u shpreh se skema e Shqipërisë e kishte lënë në pritje pasi nuk dinte tamam skemën që po luanin kuqezinjtë.
“Më është dhënë një detyrë dhe do mundohem ta bëj mirë se kemi përgjegjësi para popullit turk. Mësuam nga gabimet e miqësores me Maqedoninë dhe lojës së egër të shqiptarëve iu përgjigjëm me sukses. Do bëjmë ndryshime në ndeshjen tjetër se ishte ndeshje e nivelit të lartë.
Nuk ishim të sigurt me çfarë skeme ishte me 3 apo 4 në mbrojtje, por i kisha marrë masat dhe isha gati për çdo skemë se e dimë se dilte me kundërsulme. Jam i lumtur që morëm rezultat pozitiv dhe fituam një ndeshje ku i nuk i lamë kundërshtarit asnjë rast”, tha Gunesh.