Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Guvernatori kritikon Trump-in: Plani i tij për të dërguar trupa në Çikago është abuzim me pushtetin

12:40 / August 24, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Donald Trump planifikon të dërgojë trupa në Çikago, gjë që përbën një “abuzim me pushtetin”, sipas guvernatorit demokrat të shtetit të Illinoisit në SHBA.

Nuk ka asnjë emergjencë që justifikon dërgimin e Gardës Kombëtare në Illinois dhe presidenti amerikan po “përpiqet të krijojë një krizë të rreme”, tha JB Pritzker në një deklaratë, citon “BBC“.

Trump ka vendosur tashmë rreth 2 mijë trupa në Uashington DC, ku qeverisja lokale është gjithashtu në duart e demokratëve, si pjesë e një fushate që ai e portretizon si një goditje ndaj krimit në qytetet amerikane.

Të premten, Trump tha se do ta zbatonte këtë politikë edhe në Çikago dhe Nju Jork, dy qytete të tjera të mëdha të kontrolluara nga demokratët.

Kryetari i Bashkisë së Çikagos, Brandon Johnson, u përgjigj ndaj komenteve të presidentit Trump, duke thënë në një deklaratë se ai nuk kishte marrë asnjë informacion për një dislokim të mundshëm të Gardës Kombëtare në qytet.

Ai shtoi se qeveria lokale ka “shqetësime serioze” për çdo dislokim të trupave, duke e quajtur qasjen e presidentit “të pakoordinuar, të panevojshme dhe të gabuar“.

Sipas tij, një dislokim i tillë “i paligjshëm” mund të “nxisë tensione mes qytetarëve dhe forcave të rendit”, dhe të rrezikojë përparimin që qyteti ka bërë në uljen e krimit.

Ndërkohë, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka urdhëruar që personeli i Gardës Kombëtare që patrullon në rrugët e Uashingtonit të jetë i armatosur, si pjesë e përpjekjeve të administratës Trump kundër asaj që ata e përshkruajnë si “krim të pakontrolluar” në qytet.

Vetëm javën e kaluar, Pentagoni dhe Ushtria Amerikane deklaruan se trupat e përfshira në këtë dislokim, të cilët tani janë rreth 2 mijë, nuk do të mbajnë armë.

Ndërsa administrata Trump e ka vlerësuar lart këtë mision, sondazhet tregojnë se ai është thellësisht jopopullor mes banorëve të Uashingtonit, një qytet tradicionalisht demokrat.

Në një deklaratë, Pentagoni tha se trupat e Gardës Kombëtare “do të jenë së shpejti në mision me armët e dhëna nga shërbimi, në përputhje me misionin dhe trajnimin e tyre”.

Nuk është e qartë nëse vendimi për të armatosur trupat do të thotë se roli i tyre në Uashington do të ndryshojë.

Deri tani, trupat nuk kanë marrë pjesë në operacione të zbatimit të ligjit, të cilat janë kryer nga policia lokale dhe oficerë të agjencive të ndryshme federale.

cikagos Guvernatori kritikon trump trupa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.