Eksperti i sigurisë, Adrian Shtuni komentoi në një intervistë për Euronews Albania nga SHBA zhvillimet e fundit në Ballkan mes Serbisë dhe Kosovës pas kërkesës së kësaj të fundit për blerë raketa Javelin nga SHBA.
Sipas tij, vendimi i SHBA për t’i shitur armë Kosovës është një sinjal i qartë se SHBA janë mbështetës absolut të sovranitetit territorial të Kosovës dhe mesazh ndaj atyre që synojnë destabilizimin në Ballkan.
“Është një periudhë e ngarkuar me sfida, ndaj duhet shumë kujdes, sidomos në Kosovë dhe blerja e potencialit të armëve është një sinjal mjaft i qartë se SHBA janë mbështetës absolut të sovranitetit territorial të Kosovës. Është një mesazh i qartë ndaj kujtdo që mendojnë se mund të luajnë me kufijtë e Kosovës. Ishte një vendim mjaft i mirë dhe mesazh i qartë ndaj atyre që synojnë destabilizim në Ballkan”, tha eksperti.