Deputeti Halit Valteri u shpreh sonte ne media se kreu i opozitës nuk shquhet për matematicien i mirë dhe për aksiomat politike.
Sipas tij Rama do të marrë edhe 7 mandate më shumë me 25 Prill.
“Shpresoj që ta arrijnë këtë maksimilizim të votës, pavarësisht se kreu i opozitës nuk shquhet për matematicien i mirë dhe për aksiomat politike.
Por di të them se, heqja e koalicioneve, nuk e favorizon opozitën. Në 12 qarqe, në qarqe që janë tek, opozita humb mandate, sepse është efekti i përpjesëtimit të mandateve. Qysh në start, PS e nis me +7 mandate.”-tha Valteri.