Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur për grupet kriminale, teksa ka komentuar për rritjen e kriminalitetit në vendin tonë.
Hoxha tha se kriminelët në Fier tregojnë presencë.
“Fierin unë e quaj Universitetin shqiptar të krimit të organizuar sepse është shumë i evoluuar. Pas çdo atentati, në Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Elbasan etj, vrasësit largohen nga vendngjarja dhe më pas djegin Benz-in, Audi-in, Ëolksvagen-in, Ford-in, Skoda-n, Fiat-in, etj, bashke me armët e krimit. Ndërsa në ekzekutimet në Fier, autorët bëjnë vrasje me Range Rovera dhe në fund e djegin. Tregojnë prezencë”, tha Hoxha për Opinion.