Është 80 vjeç, por mosha nuk e ka penguar të garojë. Halide Bektashi ka suprizuar me rezultatin e saj në Malin e Zi duke u shpallur kampione Ballkani në garën e vrapit 100 metra pa pengesa.
“Jam nënë e tre fëmijëve. Kam punuar mami në Kolonjë. Pas vdekjes së bashkëshortit më shtyu Rudi që të stërvitesha dhe të bëja garën 100 metra.
Për herë të parë vajta në Korçë, ku fitova vendin e parë dhe mora medalje. Më pas shkuam në Shkodër ku fitova vendin e dytë.
Ndërsa në stadiumin e Malit të Zi, emocionet ishin të mëdha, por i dhashë forcë vetes dhe dola e para në garën 100 metra pa pengesa. Mora medjalje dhe kupë.
U ndjeva krenare sidomos për Shqipërinë. Sa të kem fuqi, do garoj”, shprehet Halidja për emisionin “Një nga ne”.
Prej 3 vitesh stërvitet intensivisht. Vendosmëria dhe regjimi strikt ushqimor e kanë nxjerrë kampione në disa gara.
