Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar dhe që ka një karrierë të gjatë në skenë Gjyste Vulaj ishte e thirrur mbrëmjen e kaluar në emisionin ‘Why not’ të moderatores Roza Lati.
Gjystja foli për këngën e saj më të re si dhe për jetën e saj private.
Dhe në mbyllje të emisionit këngëtarja i është përgjiur pyetjes së çfarë do të bëntë nëse do kishte pak magji në dorë.
Fakti që është artiste dhe duhet të udhëtojë shpejt bën që në vendin e parë të renditet një automjet që ta dërgojë me shpejtësi nga shtëpia në koncert apo diku tjetër.
Gjystja nuk harroi të përmendte paqen në botë dhe dëshirën e tretë ia dedikonte meshkujve. Për të, është e rëndësishme që të provojnë burgun që të mësojnë pak.
“Nuk janë të gjithë meshkujt njësoj, por ti fusim në burg ti mësojmë pak”, u shpreh këngëtarja.
