E ftuar në emisionin “Ndryshe”, ish-banorja e Big Brother, Ola Zenelaj komentoi më shumë mbi lojën dhe raportin e saj me banorët e tjerë. E pyetur nëse do të kishte krijuar një lidhje me Jozin, Ola tha me bindje se po të donte do e kishte bërë për vete.
Nëse do të kishe hyrë që në fillim në BBV, në lidhje me Jozin, a do të ishe treguar ti më e shkathët se Loredana?
Ola: Patjetër që po. Jozi do të ishte gjatë gjithë kohës pas meje. Nuk e vë në diskutim fare. Do të ishte Jozi i Olës, jo Ola e Jozit. Thjesht kam bërë unë një hap të madh mbrapa dhe i kam lënë ata të shijojnë lumturinë e tyre.