“Hungarezët nuk duan të përzihen me racat e tjera”.
Kështu është shprehur Viktor Orban, i cili ekspozon për herë të parë një teori në demonstratën e verës së Tusvanyos të pakicës hungareze, në Rumani.
Teksti i fjalës së tij është publikuar nga gazeta socialiste Nepszava. Orban renditi rreziqet që kërcënojnë shoqërinë hungareze: lufta, recesioni, por rreziku më i madh për liderin sovranist, vjen nga migrimi masiv i pakontrolluar, i cili do të përfshinte “një përzierje racash”.
Prandaj për të duhet një nxitje për një ndryshim demografik menjëherë, ose Evropa së shpejti do të zëvendësohet nga “të huajt”.
“Një fjalim vërtetë nazist”, komentoi historiani Krisztian Ungvary. Ka nga ata që i trembeshin rrezikut konkret që vendi të përfundonte jashtë BE-së, nëse kryeministri insiston në këtë qasje të re ndaj çështjes së migracionit, shtoi ai.
Teoria e liderit bullgar është se në Evropë ka popullsi që nuk janë më kombe, por një konglomerat etnik i “racave të ndryshme, evropiane dhe joevropiane, që përzihen”.
“Parashikimi është se deri në vitin 2050, nuk do të ketë më kombe në BE, por vetëm rezultate të popullatave të kryqëzuara. Në vend të kësaj, ne hungarezët nuk duam të përzihemi me racat e tjera, ne luftojmë kundër një fati të tillë”, argumentoi ai me bindje.
“Brukseli dhe Sorosi duan të na detyrojnë të presim emigrantët, na kanë dënuar edhe në gjykatë, por ne nuk do të dorëzohemi”, – shtoi ai duke qetësuar mbështetësit e tij.
“Në fund të fundit, Perëndimi është në kalbje, demografikisht, shpirtërisht dhe gjithashtu ekonomikisht” përfundoi ai.