Mjeku Pëllumb Pipero ka bërë sot një deklaratë të fortë. Në një intervistë në News 24, Pipero tha se të rinjtë që janë asimptomatik nuk duhet të izolohen, por shtoi se duhet të përdorin gjatë gjithë kohës maskën pasi rrezikojnë të tjerët.
Më tej ai tha se nëse nuk ka shenja klinike dhe mund të vazhdojnë punën, pasi sipas tij nuk zgjidh gjë izolimi.
“Për një person që është në moshë të re, rezulton pozitiv dhe nuk ka shenja klinike, me një maskë mund të vazhdojë jetën, mund të vazhdojë të punojë, me kusht që të mos heqë maskën nga goja dhe hunda. Nuk është e domosdoshme, për mua të izolohet”, u shpreh Pipero.