Taylor Swift është një nga këngëtaret më të mira të kohës, por karriera e saj në industrinë e muzikës nuk ka qenë aspak e lehtë. Së fundmi Taylor ka dhënë një intervistë për prestigjiozen ‘Vogue’ dhe ka realizuar një set fotografik shumë tërheqës.
Këngëtarja e njohur pas gati tre vitesh nga debati i fortë publik me Kim Kardashin, ka treguar si e ka kaluar atë periudhë. Ajo ka rrëfyer se gjatë asaj kohe ka marrë mesazhe të shumta të mbushura me urrejtje dhe disa njerëz i kërkonin të ndahej nga jeta.