Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është liruar për vizitë nga Haga ku po mbahej në paraburgim si i dyshuar për krime lufte.
Ai u lirua për të vizituar babanë e tij i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Burime të afërta familjare bëjnë me dije se ai ka qëndruar vetëm 30 minuta bë spital, asnjë familjar nuk e ka ditur dhe nuk e ka takuar.
Ende nuk dihet për sa kohë do të qëndrojë ai në Kosovë.