Një deputet grek ka pyetur komisionerin e BE për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë Johannes Hahn në lidhje me përvetësimin nga shtetit shqiptar, të tokave që i përkasin pakicave greke në vendin tonë, raporton Ekathimerini.
Sipas gazetës greke, Komisioneri Evropian ka thënë të hënën se Komisioni Evropian po monitoron nga afër situatën në të gjithë vendin. Hahn tha se raporti i Komisionit mbi Shqipërinë në prill 2018 vuri në dukje se vendi ballkanik nuk kishte bërë ndonjë përparim në përmirësimin e kuadrit ligjor në lidhje me ndarjet dhe kompensimet, vijon më tej Ekathimerini
Hahn shtoi më tej se Komisioni po shqyrton mundësinë e dhënies së ndihmës financiare dhe teknike për të ndihmuar Shqipërinë që të adresojë çështjen.