Teksa në Tiranë ka nisur protesta e opozitës vjen dhe thirrja e minutës së fundit të ndërkombëtarëve. Eruokomisioneri për zgjerimin në BE, Johannes Hahn dhe përfaqësuesja për politikë të Jashtme, Federica Mogherini shprehen njëzëri se djegia e mandateve pengon funksionimin e demokracisë.
DEKLARATA E PLOTE
Duke pasur parasysh protestat në Shqipëri sot, ne riafirmojmë të drejtën e qytetarëve për t’u angazhuar në demonstrata paqësore si një tipar thelbësor dhe një vlerë thelbësore e demokracisë, por fuqimisht denoncojmë çdo retorikë nga udhëheqësit politikë që bëjnë thirrje për dhunë.
Për më tepër, vendimi i opozitës për heqjen dorë nga mandatet e tyre pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri. Parlamenti është vendi ku reformat dhe zhvillimet e rëndësishme duhet të diskutohen dhe të merren përpara, e jo të bojkotohen.
Këto vendime dhe akte janë kundërproduktive, shkojnë kundër zgjedhjes demokratike të shqiptarëve dhe minojnë progresin që vendi ka bërë në rrugën e drejt Bashkimit Evropian.
BE pret që të gjithë deputetët e Parlamentit shqiptar të mbrojnë idealet dhe parimet e demokracisë, të vazhdojnë të shërbejnë në Kuvend dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për të shmangur aktet e dhunshme dhe deklaratat nxitëse.
Ne po ashtu presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime konstruktive me qëllim tejkalimin e situatës aktuale politike në të mirë të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.