Eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të Jashtme Federica Mogherini në një deklaratë për mediat kanë përshëndetur procesin zgjedhor në Kosovë.
DEKLARATA
Zgjedhjet e parakohshme paqësore dhe të rregullta u zhvilluan në Kosovë më 6 tetor 2019. Bashkimi Evropian pret formimin e qeverisë së re sa më shpejt dhe përfundimin e procedurave përkatëse. Kjo e është e rëndësishme në mënyrë që Kosova të rifillojë me shpejtësi punën për reformat në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, sundimit të ligjit, në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit BE-Kosovë dhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE me Beogradin. Ne presim që të gjithë aktorët politikë të jenë të përkushtuar në këto procese që janë thelbësore për të ardhmen e kosovës, për zhvillimin dhe rrugën e saj evropiane, dhe më e rëndëishmja për të mirat e popullit të Kosovës dhe të gjithë rajonit.
Me ftesë të Presidentit të Kosovës dhe duke vazhduar me përkushtimin e saj të gjatë për të mbështetur proceset demokratike të Kosovës, BE vendosi një mision vëzhgues për zgjedhjet (EU EOM) të kryesuar nga shefja e misionit vëzhgues Viola von Cramon-Taubadel, anëtare e Parlamentit Evropian. Sipas deklaratës paraprake të misionit të publikuar sot, zgjedhjet u administruan mirë dhe ishin transparente. Atmosfera e fushatës ishte e gjallë dhe konkurruese në pjesën më të madhe të Kosovës, por dëmtohej nga frika në zonat serbe të Kosovës. Të gjitha parregullsitë e identifikuara duhet të adresohen nga autoritetet.
Në muajt e ardhshëm, misioni vëzhgues i BE-së do të paraqesë raportin përfundimtar që përmban dhe rekomandimet për proceset e ardhshme zgjedhore. Do të jetë e nevojshme një ndjekje vendimtare për të adresuar të metat elektorael. BE pret nga të gjitha partitë politike të përfshihen në mënyrë konstruktive në këtë proces, në përputhje me deklaratën e tyre të përbashkët në prill 2019. BE është e gatshme të vijojë të mbështesë këto zhvillime.