Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Hajdari: Basha nuk ka shpëtim, duhet tavolinë e përbashkët! Gështenja: Hapi i parë duhet të vijë nga kryetari, të tërhiqet! 

23:41 / March 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hajdari1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kriza e madhe që ka përfshirë Partinë Demokratike kërkon zgjidhje dhe në studion e ‘Pa Protokoll’ ish-deputetët Rudina Hajdari e Igli Cara si dhe deputeti aktual, Lefter Gështenja kanë dhënë recetat e tyre.

Për Rudina Hajdarin plani i saj me 6 pika është zgjidhja dhe se duhet të nisë nga një tryezë e përbashkët.

“Duhet të mbledhim gjithë forcat dhe të ecim përpara. PD nuk mund të përballem më me këto disfata, përgjegjësia kryesore i bie lidershipit, për vendimet dhe pastaj që kanë ardhur nga këto vendime. Kjo rënie nuk erdhi tani, PD ka kohë në rënie. Duke pasur këtë rënie dhe përçarje, që Basha vazhdon me përjashtime dhe largimet e personave me kontribute për atë parti dhe bën sikur është konsultuar, ndërkohë që kjo nuk ka ndodhur. Sa herë ka pasur përballje, ai ka zgjedhur rrugën e përjashtimit. Pretendimi i Berishës së lidershipi me Bashën ka probleme erdhi shumë vonë. Nuk ngriti gishtin shumë herë që duhet ta kishte kritikuar Bashën nuk e bëri, sa iu prek interesi e përdori historikun e tij dhe peshën që ka brenda PD, e përdori për të ardhur në ndihmë të misonit për interesat e veta. Duhet të gjejmë një zgjidhje. Ajo që propozova unë gjatë ditës së sotme është një plan modest me 6 pika. Duhet krijuar një komision, çdo palë të ketë përfaqësuesin e tij ose të saj dhe të vijnë në tavolinë me mendimet e tyre. Duhet një tavolinë që bashkon të gjitha palët, brenda dhe jashtë partisë. Basha nuk shpëtim në këtë mes, kriza duhet të bazohet te ndryshimi i statutit”, tha Hajdari.

Deputeti Gështenja ka thënë se Basha duhet të tërhiqet dhe ky do të jetë hapi i parë i shpëtimit të PD.

“Unë kam folur për problemet e familjes sonë, PD, unë nuk kam nxjerr asnjë problem tonin. Unë kërkova që për hir të PD, nëse na dhimbset partia dhe demokratët duhet të reflektojmë thellë dhe duhet të fillojë nga kryetari. Secili nga ne duhet të bëjë një hap pas, nëse duam që PD të ekzistojë. Unë kam kërkuar thjesht reagim! hapi i parë duhet të vijë nga Basha, të tërhiqet nga PD.

Basha hajdari kryetari shpetim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.