Deputetja e opozitës së re parlamentare, Rudina Hajdari i ka shprehur keqardhje për ish deputetin Ervin Salianji i cili u ndëshkua me 1 vit heqje lirie pasi inskenoi çështjen “Babale”.
Duke komentuar vendimin e dhënë, ajo tha se i vjen jashtëzakonisht keq për ish ligjvënësin.
Ajo shtoi se pas vuajtjes së dënimit do të behet politikan edhe më i fortë.
“E kam ndjekur pak këtë dënim dhe më erdhi jashtëzakonisht shumë keq. E kontaktova direkt dhe i thash që kjo në fakt ty zoti Salianji të bën më të fortë dhe tregon që po bëhesh një politikan shumë i fortë, ke zemër të fortë dhe jam e sigurt që ke për të ecur para dhe s’ka për të dëmtuar fare.
Unë flas si një mikeshë e tij dhe më erdhi keq edhe si kolege, që kemi punuar bashkë”, tha Hajdari në një intervistë për A2 CNN.