Balerini Graciano Tagani ka treguar se si një vajzë e ka ngacmuar një natë që ndodhej në një klub nate.
I pranishëm në studion e “Trotuar”, Tagani u shpreh se një natë që ndodhje në një klub nate, teksa shoqëronte grupin e tij të balerinëve që perforojnë natën, ishte ndjerë çuditshëm nga kerkesa e një vajze.
Ai u shpreh se kur u fut në banjo, një vajzë është future dhe i ka rënë derës, duke i kërkuar që ta puthte.
“Mua më ka ndodhur që të futem në banjo dhe të më vijë një vajzë. Unë dëgjova zhurmë dhe hapa derën dhe thashë çfarë po ndodh. Kur shikoj kjo më terhiqte…hajde të të puth içik,”– tregoi Graciano Tagani.