Banesa e një avokati të njohur në Durrës është vjedhur.
Burime nga policia bëjnë me dije se shuma e vjedhur është 350 milionë lekë të vjetra që i përkasin avokatit Edmond Saliu.
Autorët kanë marrë kasafortën që mbahej me çelës dhe janë larguar. Nga hetimet e para, Policia dyshon se ata janë futur në banesë me çelës pasi nuk ka pasur as thyrje të dyerve dhe as të dritareve të banesës.
Policia e ka klasifikuar ngjarjen si vjedhje banese.