Një vjedhje spektakolare është kryer në qendër të qytetit të Sarandës, ku hajdutët kanë marrë një shumë prej 30 mijë eurosh. Ngjarja mësohet se ka ndodhur mesditën e djeshme, por vetëm sot është bërë publike.
Deri tani
policia nuk ka dhënë asnjë informacion për ngjarjen, por nga burime nga grupi
hetimor bëhet e ditur se vjedhja ka ndodhur në shtëpinë e një biznesmeni
në Sarandë.
Në momentin e vjedhjes në shtëpi nuk ka pasur asnjë person nga familja, gjë që
të bën të mendosh se autorët kanë pasur dijeni për lëvizjet e tyre.
Pas denoncimit nga biznesmeni, policia ka nisur hetimet për të shkuar në gjurmët e autorëve, ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve pranë banesës.