Një ngjarje e rëndë është regjistruar paditen e sotme në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një person ka tentuar të grabisë një subjekt tregtar në qytetin bregdetar.
Nga ajo që thuhet paraprakisht bëhet me dije se personi identiteti i të cilit ende nuk dihet ka hyrë brenda dyqanit me një thikë në dorë dhe ka tentuar të vjedhë.
Personi ka arritur të largohet nga vendngjarja ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kontrollon kamerat e sigurisë për hetimet e mëtejshme.