Luan Haka ka nisur fushatën në bashkinë e Dibrës. Në një dalje për mediat ai ka deklaruar se nuk ka asgjë personale me kandidatët Rrahim Spahiu e Premtim Kryemadhi dhe se do të kërkojë votën e çdo dibrani, pavarësisht bindjeve që ato kanë.
“Unë, tha kandidati i Koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, do të kërkoj votat e çdo votuesi të Dibrës, për t’i kthyer dinjitetin e munguar Bashkisë. Mendoni sa kryetarë kemi kaluar nga viti 2015 e këtej? Kanë ardhur e ikur kryetarë të cilët nuk kanë punuar për Dibrën, por kanë parë interesat e tyre. Duhet ta pranojmë se Dibra nuk ka pasur kryetar bashkie prej vitesh.”
Haka shtoi se votuesit e kësaj treve as nuk blihen dhe as nuk shiten. Madje shtoi se nuk do të guxojë ndokush të cënojë votën e dibranëve dhe se ai është i vendosur ta mbrojë atë me çdo mjet.